Marrëveshja Shqipëri-itali për emigrantët, opozita dorëzon raportin e Amnisty International në Gjykatën Kushtetuese

7 months ago 37
Reklamë

Raporti i Amnisty International i dorëzuar nga përfaqësuesit ligjorë të grupit prej 30 deputetësh të PD, në Gjykatë Kushtetuese kundër marrëveshjes për emigrantët mes Shqipërisë dhe Italisë.

Ata gjithashtu kanë dorëzuar komente argumentuese pse Traktati i Miqësisë mes Shqipërisë dhe Italisë në 1995, sipas tyre nuk shërben si provë pasi ky traktat është lidhur në kohën kur shumë shqiptarë emigronin në Itali, dhe nuk vlen për emigrantët e vendeve të treta.

“Analiza shteruese e organizatës prestigjioze Amnesty International konfirmon shqetësimet e drejta të Grupit Parlamentar të PD-së lidhur me shkeljen e një sërë të drejtash dhe lirish themelore nga Protokolli Shqipëri – Itali. Konkluzionet e ekspertëve të Amnesty International e bëjnë edhe më emergjente nevojën që Gjykata Kushtetuese t’i drejtohet Gjykatës së Strasburgut për një vlerësim tërësor të Protokollit në raport me të drejtat dhe liritë e garantuara nga Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut”, tha përfaqësuesi ligjor i deputetëve, Marash Logu.

Analiza e Amnesty Internationale plotë

Top Channel

Read Entire Article