Marshimi i paqes/ Në krye janë klerikët e të gjitha komuniteteve fetare

8 months ago 35
Reklamë

Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar në Elbasan ka organizuar edhe këtë vit Marshimin e Paqes, aktivitet i cili synon të përçojë mesazhe të paqes, solidaritetit dhe gjithë përfshirjes.

Si një model i shkëlqyer i bashkëpunimit ndërfetar, drejtues të komuniteteve fetare marshuan në bulevardin “Aqif Pasha” ndërsa përcollën mesazhe për “Dialog si e vetmja rrugë për solidaritet kombëtar”.

Dialogu ndërfetar në Shqipëri përbën një shembull shumë pozitiv të vullnetit dhe kulturës së Shoqërisë Shqiptare. Ai nuk ka pësuar ndryshime pavarësisht nga regjimet që kanë kaluar. Izolimi i vendit, ndalimi i besimit apo hapja shumë planëshe ndaj botës, përkundrazi është forcuar, zhvilluar duke e kthyer në vlerë. Ne shqiptarët i kemi treguar botës vlerat e bashkëjetesës dhe dashurisë ndaj njëri tjetrit në periudhat më të errëta të historisë njerëzore“-shprehet Agim Duka, Myftiu i Elbasanit.

“Mungesa e dialogut është paralajmërim i dhunës dhe fatkeqësisht këtë e shohim edhe në qelizat më të ngushta sic është familja. Mungesqa e dialogut brenda në familje shfaqet me konflikte dhe me dhunë. Për në ka rëndësi të zhvillojmë një kulturë dialogu dhe respekti. Dialogur duhet të kthehet në kulturë duke nisur që nga familja e deri në administratën shtetërore”-shprehet Andon Merdani, Mitropoliti i Elbasanit.

Mesazhet kundër dhunës në familje ishin kryefjala e çdo thirrje gjatë Marshimit të paqes, por nuk munguan as mesazhet e dialogut që politika i drejtoi vetvetes.

“Jetojmë në një kohë të vështirë luftrash dhe konfliktesh. Po kështu edhe në vendin tonë ka situata konflikti. Konflikt në politikë, në parlament, dhunë në familje, apo dhunë mes të rinjve, dhunë në rrjete sociale. Të gjitha këto janë problematika që mund të zgjidhen me dialog. Këtu i bëjmë thirrje institucioneve, politikës, të gjitha palëve të politikës, sepse dialog nuk mund të ketë vetëm një anë. Ne i bëjmë thirrje të gjitha palëve të jemi pjesë e një dialogu për të mirën e Shqipërisë dhe shqiptarëve.“-shprehet deputetja e PS Evis Kushi.

I kërkoj edhe qeverisë qendrore të arrijë në dialog me opozitën, sepse vitin që kaloi kemi pasur goxha konflikte në politikë. Një dialog i mirë mes qeverisë dhe opozitës do të ishte I mirë për të gjithë Shqipërinë.“-shprehet Qani Xhafa
deputet i PD.

Marshimi i Paqes në Elbasan organizohet prej më shumë se 10 vitesh si një model që drejtuesit e komuniteteve fetare kanë zgjedhur të përçojnë shembullin e tyre të bashkëpunimit dhe gjithëpranimit.

Top Channel

Read Entire Article