Masa e sigurisë për Ilir Beqajn, vokatët kërkojnë kohë, seanca shtyhet për të shtunën

2 months ago 25
Reklamë

Seanca për vlerësimin e masës së sigurisë për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe 5 bashkëpunëtorët e tij, u shty për të shtunën.

Vendimi u mor, pasi avokatët mbrojtës kërkuan më shumë kohë që të njihen me aktet hetimore.

Lexo edhe :

Related Posts

Ilir Beqaj u arrestua të enjten në mëngjes i akuzuar për korrupsion, mashtrim dhe fshehje të pasurisë.

Dyshohet se ai përfitoi miliona lekë me tendera të paracaktuar dhe me fatura fiktive, gjatë kohës kur drejtonte agjencisë shtetërore të koordinimit të ndihmës së huaj.

Nën akuzë është edhe bashkëpunëtori i tij i gushtë Ermal Kurtulaj, i cili ishte emëruar nga Beqaj si koordinatori i një projekti të financuar me fondet e Bashkimit Evropian.

Ilir Beqaj po hetohet ndërkohë edhe për koncesionin e sterilizimit të pajisjeve mjekësore./vizionplus.tv

Read Entire Article