Masat për fillimin e vitit shkollor, Veliaj mbledh administratorët e institucioneve arsimore

1 week ago 25
Reklamë

Në prag të vitit të ri shkollor, i cili nis nga kjo e hënë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një takim me administratorët e të gjitha shkollave të kryeqytetit. Rreth 400 institucione arsimore në Tiranë, janë dezinfektuar dhe përgatitur me të gjitha kushtet për nxënësit.

“Krahasuar me vitin 2015, menaxhimi i shkollave sot është si dita me natën. Kush i mban mend ato vite, drejtori ose drejtoresha e shkollës merrej me kabinën elektrike, me banjën, me pastrimin, me rojen e derës, duke devijuar totalisht nga misioni i mësuesit. Sot kemi një sistem menaxhimi, ndoshta më i avancuari në Ballkan”, tha Veliaj.  

Po ashtu Bashkia e Tiranës ka planifikuar një regjim të ri për qarkullimin e trafikut, për të shmangur vonesat për prindërit dhe fëmijët gjatë orëve të mëngjesit.

“Të hënën do të futemi me regjimin e ri të trafikut. Do të angazhojmë edhe vullnetarë për të ndihmuar fëmijët të kalojnë në vijat e bardha, përveç ndihmës nga Policia Bashkiake dhe Policia Rrugore. Në fundjavë do të publikojmë urdhërin e kryetarit të bashkisë për orarin e qarkullimit në mëngjes. Në çdo vend të botës, në orën 7:00 nuk ka njeri që vjen me makina të sjellë patatina. O merri një natë më përpara ose nuk mundet që në orën 8:00 të bësh garë kush shkon në shpejt, fëmijët në shkollë apo çipsat dhe çimçakizat në dyqan. Gjatë kohës që shkojnë fëmijët në shkollë, nga ora 7:00 me 9:00, ne do t’i pezullojmë totalisht makinat e furnizimit”, tha kryebashkiaku.

Një apel kryebashkiaku e bëri edhe për prindërit që punojnë në administratën publike, që të shmangin lëvizjen deri në 09:00 të mëngjesit, duke qenë se me orarin e ri mund të paraqiten në vendin e punës më vonë, mjafton që të plotësojnë orarin e plotë.

Read Entire Article