“Maskarenjtë e Onkologjikut”, Rama: Mjekët janë shërbëtorë të pacientëve, kush e harron meriton ndëshkim nga Zoti

2 months ago 28
Reklamë

Kryeministri i vendit, Edi Rama në një dalje publike lidhur me skandalin në spitalin Onkologjik deklaroi se bluzat e bardha duhet të jenë shërbëtorë të pacientëve të tyre, pasi falë taksave të qyetetarëve pagat e tyre sot janë më të larta. Rama theksoi se mjekët që harrojnë misionin e tyre të shenjtë, meritojnë ndëshkim nga drejtësia dhe Zoti.

Rama: Pacientët bashkë me njerëzit e tjerë që paguajnë taksa kanë bërë që pagat tuaja të jenë shumë më mirë se dje. Kush e harron këtë dhe ka bluzën e bardhë hyn në gjynah dhe kush nuk ka durimin të sillet si shërbëtor i atij që zë krevatin… Kur ata hyjnë këtu janë familjarët tuaj dhe ju jeni shërbëtorët e tyre. Pastaj kush shfaqet si ata torturuesit e pashpirt të Onkologjikut nuk meriton vetëm ndëshkimin pa tolerancë të drejtësisë por meriton edhe ndëshkimin pa mëshirë të Zotit lart. Mjaftojnë 5 maskarenj të fshehur në radhët tuaja, si ato merimangat e Onkologjikut që gjithçka të mbulohet nga hija e dyshimit dhe që profesionalizmi i trupës tuaj të goditet nga një dallgë revolte që është legjitime. Shpresoj që asnjë nga ju të mos e harrojë përjetimin e tmerrshëm të këtyre ditëve të pamerituar dhe cenimin e dinjiteti të secilit dhe të bluzës së bardhë.

Skandali:

Edmond Gashi, mjek pranë spitalit Onkologjik në QSUNT, Emiljano Leka, koordinator pranë Spitalit Onkologjik ne QSUNT, Alketa Ymeri(Pere), mjeke pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT, Brikena Qirjazi, Zv/Drejtoreshë në QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik, Halil Gashi, Florian Marku, administrator i Flori Farma dhe Drilona Kishta janë personat e vënë nën hetim lidhur me skemën e mashtrimit që përdornin me personat e sëmurë me kancer.

Këta shtetas kanë qenë të punësuar në spitalin shtetëror “Nënë Tereza” si mjekë onkologë  dhe duke përdorur detyrën e vet nuk jepnin shërbimin e duhur në spitalin shtetëror por i orientonin pacientët në spitale private për të marrë shërbimin që kërkohej nga ana e atyre.

Ishte mjeku Edmond Gashi, ai i cili dërgonte pacientët në klinikën e tij private.

Pas hetimit disa mujor u zbulua se në spitalin “Nënë Tereza” ka qenë i vendosur dhe burimi i kobaltit që shërbente për radioterapinë por nuk vendosej në punë dhe ishte jashtë kushteve të përdorshmërisë duke u kthyer në një burim rreziku për pacientët.

Gjatë hetimit është bërë e mundur që ky burim të zhvendosej dhe të vendosej në dhomën adapte.

/vizionplus.tv

Read Entire Article