Masonët bashkohen në Durrës, mbi 300 anëtarë nga të gjitha lozhat e botës, diskutime me fokus Inteligjencën Artificiale

4 months ago 28
Reklamë

Për të parën herë, Shqipëria organizoi takimin e përvitshëm, që bashkon të gjitha lozhat masonike të njohura në mbarë botën, përfshirë edhe atë shqiptare, Iliria, që ekziston me të drejta të plota që prej vitit 2018.

Gjatë organzimit 4-ditor të asamblesë së 63 të përgjithshme të CLIPSAS, Organizatës Ndërkombëtare të Masonëve, themeluar në vitin 1961, mbi 300 pjesëtarë nga e gjithë bota do ta shfrytëzojnë këtë moment për të diskutuar edhe për një prej temave që prek jetët tona, siç është Inteligjenca Artificiale.

Pjesëmarrësit iu përkasin kulturave dhe profesioneve te ndryshme dhe ky shihet nga organizatorët edhe si nje rast shume i mire per te promovuar Shqiperinë me të gjithë vlerat e saj dhe për të thithur investime.

Masoneria numëron në radhët e saj mbi 6 milionë anëtarë në mbarë botën , që në thelb kërkojnë të luftojnë injorancën, tiraninë, vesin duke u munduar të ndërtojnë një botë më të mirë, ku promovohen standardet më të larta të etikës, barazia, liria dhe vëllazëria e vërtetë.

Anëtarë ndër vite të masonerisë përmenden edhe emra të rëndësishëm si Benjamin Franklin, George Uashington, Mozart, si edhe autorë, pedagogë e politikanë të njohur./vizionplus.tv

Read Entire Article