“Maxhoranca reflektoi”, Bardhi pas Konferencës së Kryetarëve: Mos të nxitohemi, është vendimmarrje në parim

6 months ago 23
Reklamë

Gazment Bardhi u shpreh se rënia dakord mes opozitës dhe maxchorancës për ngritjen e dy komisioneve hetimore është në parim, ndërsa theksosi se askush nuk duhet të nxitohet.

Uljen në një tryezë të përfaqësuesve të maxhorancës ai e quan reflektim, pas një sjellje arrogante.

“U vendos refuzimi i kërkesës së deputetëve të opozitës të komisionit të reformës zgjedhore, është një lajm i mirë, për këtë arrogancë të shfaqur nga ana e maxhorancës, këta kanë reflektuar dhe ne rikthehemi të diskutojmë, sot ka pasur një diskutim dhe vendimmarrje në parim, mos të nxitohemi ta trajtojmë si çështje të mbyllur. Nesër do të mblidhet sërish. Ajo që fitoi apo humbi unë nuk dua të bëj bilanc sot, por në 12 tetor ka pasur një votim të paligjshëm nga ana e maxhorancës, të cilin konferenca e kryetarëve vendosi ta rikthejë mbrapsht.”, tha Bardhi.

“Nuk ka asnjë ulje me Edi Ramën, nuk ka pasur kurrë kompleks opozita, nuk ka pasur urdhër nga Edi Rama, apo të deleguar nga Edi Rama. Jemi ulur në ambientet e kuvendit të Shqipërisë. Kush pyet çfarë ka fituar ka rikthyer 12 tetorin, ka rënë shkaku që opozita hyri në këtë betejë, kushtet do t’i përcaktojmë nesër. Nuk ka pasuri diskutim për çështje përmbajtësore por për daljen nga ngërçi.

Bylykbashi do të jetë patjetër, anëtarin e dytë do ta përcaktojë grupi parlamentar i PD”, tha Bardhi.

Top Channel

Read Entire Article