Mazniku: Bashkitë kanë më pak staf, në raport me shërbimet që ofrojnë

8 months ago 11

Bashkitë kanë më pak staf, në raport me shërbimet që ofrojnë. Kështu është shprehur ministrin për Shtetin dhe Pushtetin Vendor Arbian Mazniku në emisionin Quo Vadis në Vizion Plus me moderatoren Pranvera Borakaj.

Mazniku tha se punëtorë për mirëmbajtjen e pyjeve ka më pak në raport me sipërfaqen pyjore që është në çdo bashki. Ai më tej shtoi se edhe shërbimi social ka mungesë të stafit, duke theksuar se të moshuarit hasin vështirësi në marrjen e shërbimit.

Bashkitë kanë më pak staf për mirëmbajtjen e pyjeve, në raport me sipërfaqen e pyjeve që është.

Të gjitha bashkitë kanë më pak njerëz sesa u duhen për shërbimin social. Ka njerëz që e duan një mbështetje sociale, pavarësisht lëvizjes demografike. Bashkitë i kanë të kufizuara stafet për ndihmën ndaj të moshuarve.

Ne kemi dy reforma të tjera të rëndëishme që ka të bëjë me matricën e kopetencave për të parë se si bashkitë ja dalin financiarisht, për të zbatuar kompetencat që kanë sot.

Më pas do hapim diskutim që bashkitë mund të delegojnë disa kompetenca, në arsim e shëndetësi. Pasi të kemi të dhëna të mirëfillta duhen parë diskutimet.

Kolona e dytë e rëndësishm është financimi i bashkive, mënyra si shpërndahet granti, si duhet të funksionojë mekanizmi dhe si duhet të mbledhin bashkitë të ardhurat.ka bashki që mbledhin 600 lekë të reja për frymë në vit. Dhe ka bashki që mbledhin 34 mijë lekë për frymë në vit dhe nuk është Tirana”, tha Mazniku./vizionplus.tv

Read Entire Article