Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor Arbër Mazniku i ftuar në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka folur me ligjet që po përgatiten për tu ardhur në ndihmë qytetarëve.
Ai theksoi se po bëhet gati paketa ligjore që do ju vijë në ndihmë qytetarëve. Sipas tij në paketën e re ligjore po diskutohet lehtësimi i procedurave për ndërtimin e një banese, gardhi apo çatie në fshat.
Mazniku tha se kjo po bëhet që qytetarët ta bëjnë gjithçka siaps ligjit dhe mos e shkelin atë.
“Janë disa masa që prekin lehtësimin e qytetarëve. Thjeshtësimi i proceseve për lejet e mureve mbajtëse, çative, ndërtimin e shtëpive tip. Që qytetarët të kenë lehtësia për të ndërtuar shtëpi, të kenë një provcedurë të thjeshtë, që në pjesën më të madhe të punës do t’i lehtësohet nga bashkia, që ta bëjnë në mënyrë të ligjshme. Mos jetë e komplikuar. Që ata mos tentojnë ta bëjnë pa leje. Jemi duke miratuar një paket me një sëri ndryshimesh me 2-3 akte që do e lehtësojnë shumë këtë provces në javët në vijim”, tha Mazniku.
/Vizionplus.tv/