Mbërrin kroçera “Seaborne Quest”, eksploruesja e Mesdheut solli në Durrës qindra turistë nga 22 shtete

5 months ago 19

Është ndalur për herë të parë në Durrës Kroçera “Seaborne Quest” që eksploron kryesisht Mesdheun, duke sjell 450 turistë nga 22 shtete të botës

Agjencia pritëse dhe autoritetet detare kanë marrë masat për mikpritjen e tyre dhe njohjen me sitet më të rëndësishme arkeologjike të Durrësit, Krujës, Tiranës etj.

Turistët janë kryesisht amerikanë, anglezë e kanadezë, ndërkohë që mes tyre ka edhe nga Filipinet, Kili si dhe India.

“Është hera e parë që vij në shqipëri, kam dëgjuar që ka qenë për shumë gjatë nën regjimin komunist por kemi parë e dëgjuar që keni përparuar shumë. mezi presim të shohim më shumë”, u shpreh një turist.

“Jeni shumë të famshëm tani. kjo është herë e parë për ne që vijmë këtu. Ne vijmë nga Australia dhe do të bëjmë një turn në qytet kryesore”, tha një turiste.

“Jemi shumë të emocionuar, vijmë nga shba. dimë pak për historinë tuaj dhe mezi presim ta shohim nga afër Shqipërinë por edhe shqiptarët”, tha turistja.

Bordi i anijes u vizitua dhe nga kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako.

Anija turistike që lundron nën flamurin e Bahamasit, mbërriti nga Porti i Kotorrit, me ndalesë në Durrësi për të vijuar më pas drejt Italisë./vizionplus.tv/

Read Entire Article