Mbetje kockore buzë Vjosës, reagon policia: Dyshohet se janë sjellë në zonë nga ujërat e lumit

7 months ago 27
Reklamë

Policia ka reaguar për mbetjet kockore të gjetura buzë lumit Vjosë mbrëmjen e sotme.

Në një njoftim bëhet me dije se është gjetur një gjysmë kafkë, që dyshohet se është sjellë në zonë nga ujërat e lumit.

Lexo edhe :

Related Posts

“Mbrëmjen e sotme, në afërsi të një shpelle në vendin e quajtur “Gurti i Lenecit”, në njësinë administrative Lopës, është gjetur një mbetje kockore (gjysëm kafkë), që dyshohet se i përket një qenie humane. Nga këqyrja paraprake dyshohet të jetë e vjetër dhe se mund të jetë sjellë në afërsi të shpellës, nga ujërat e lumit në këtë zonë.

Gjatë kontrollit të territorit, shërbimet e Policisë nuk kanë gjetur mbejtje të tjera kockore”, njofton policia.

Read Entire Article