Mbillen 3 mijë pemë në Prush, Veliaj: Më shumë vëmendje ndaj ekonomisë pyjore

5 months ago 12
Reklamë

Në kryeqytet vijon fushata e mbjelljes së pemëve ndërsa Kryetari i Bashkisë së Tiranës, iu bashkua aksionit në Liqenin e Prushit, aty ku natyrës iu shtuan 3000 fidanë të rinj.

Veliaj nënvizoi se zonat periferike gjithashtu do të jenë në fokus të investimeve.

“Siç kemi bërë gjithë ato transformime urbane në Tiranë, ëndrra ime është që ta mbyllim këtë punë në Bashkinë e Tiranës duke transformuar edhe pjesën rurale, me natyrën, pyjet dhe parqet. Nëse do arrijmë të tregojmë se kemi ndryshuar edhe natyrën, parqet, kemi mbjellë pemë, kemi shtuar pëllëmbët e gjelbërimit, ashtu siç kemi bërë transformimin e Tiranës, atëherë do të jetë misioni i përmbushur”, tha Veliaj.

Veliaj gjithashtu theksoi se ekonomia pyjore duhet të shikohet me syrin e një ekonomie të mirëfilltë për komunitetin e zonës.

“Në qoftë se shkollat dhe komuniteti e kuptojnë që nga këta fidanë prodhohen para dhe ato fidanë të Bashkisë së Tiranës, në pjesën e Liqenit që u dyfishuan pas rikuperimit që u bë me ndërtimet pa leje, kanë prodhuar aktivitete dhe financa pa fund nga kompani, shoqata të ndryshme, nga rrethe të ndryshme turistike dhe sportive, do doja ta shikonim ekonominë pyjore si një ekonomi të mirëfilltë për komunitetin”, u shpreh Veliaj.

Duke shënjestruar kundërshtarët politikë, kryebashkiaku u shpreh se në fund janë punet e bëra ato që flasin për këdo./vizionplus.tv/

Read Entire Article