“Mbizotëron ligji i të fortit”, dhunimi i avokatit Mëngjesi, gazetarja: Balla dhe Manja u morën me deklarata politike, jo me zbardhjen e ngjarjes

3 months ago 26
Reklamë

Dhunimi i avokatit Sokol Mëngjesi nga katër persona ka qenë lajmi kryesor i ditës së sotme. Fillimisht, përfaqësues të opozitës deklaruan se ky ishte një sulm politik, por më pas hetimet zbuluan se shkak ishte mospagesa e detyrimeve që Dritan Nano kishte ndaj avokatit, pas fitimit të një procesi gjyqësor për pronësinë.

Eris Dhamo sociologe u shpreh në studion e Quo Vadis se në Shqipëri vazhdon të mobizotërojë ligji i më të fortit, teksa shtoi se qytetarët nuk janë mësuar tu përgjigjen detyrimeve të pagesave.

“Kjo është reflektimi i dhunës që ne kemi dhe mosrespektimi i shtetit ligjor dhe zgjidhja e çështjeve me rrugën kush është më i forti. Ne nuk jemi mësuar tu përgjigjemi detyrimeve, aq më tepër kur shoqërohen me fatura. Çështja nuk mendoj se është vetëm shqiptare. Dhuna ndaj avokatëve ekziston edhe në vende të tjera, por ndoshta në forma të tjera”, tha Dhamo.

Teksa mbështeti sociologen që tha se dhuna ndaj avokatëve ndodh edhe në vende të tjera, gazetarja e Vizion Plus Enkelejda Mema komentoi edhe reagimet nga dy institucionet kryesore, Ministria e Drejtësisë e drejtuar nga Ulsi Manja dhe ajo e Brendshme e drejtuar nga Taulant Balla.

Sipas gazetares Mema, dy ministrat, në vend që të merreshin me ngjarjen konkrete dhe arrestimin e autorëve, u morën vetëm me deklarata kundër Sali Berishës.

Në deklaratën e tij, ministri i Brendshëm u mor me deklarata politike dhe i kundërpërgjigjej liderit të opozitës. Ministri i Brendshëm ka një moment që merret me ngjarjen dhe një moment të dytë merret me akuzat politike.  

Në rrethin tonë të gazetarëve, zoti Mëngjesi është një avokat i nderuar, baba fëmijësh, një bashkëshort dhe djal i prindërve. Detyra e ministrit është të identifikoja autorët dhe ti arrestojë ata, pastaj të merret me akuza politike.

Reagimi i ministrit Ulsi Manja përveçse ishte i vonuar, tha bie fjalë për fjalë dakord me reagimin e Dhomës së Avokatisë. Të njëjtin gabim bën edhe Ulsi Manja që merret me deklarata politike. Jemi në rastin që është dhunuar një njeri që përfaqëson ligjin dhe bëhet fjalë për një bashkëshort dhe një baba”, tha gazetarja Mema./vizionplus.tv

Read Entire Article