Mbledhja online e Komisionit të Reformës Zgjedhore/ Gjiknuri: Ecim përpara mos bëjmë debat! Alibeaj: Duhet të ruajmë qetësinë

7 months ago 8
Reklamë

Komisioni i Reformës Zgjedhore po mbahet online këtë të premte, pas disa tentativave të dështuara.

Bashkëkryetarët, Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj po drejtojnë seancën dëgjimore me organizatat e Shoqërisë Civile.

Pjesë nga diskutimi:

Alibeaj: Jemi të dy bashkëkryetarë, do të thotë se kemi të drejtat edhe në drejtimin e Komisionit, sapo harxhuat më shumë kohë se sa premtuat.

Gjiknuri: Një nga detyrat e bashkëkryetarit është t’i japë legjitimitet edhe organit i cili qëndron dhe unë si bashkëkryetar mendova se fola dhe në emër të të tjerëve, megjithatë edhe kjo është bashkëdrejtim.

Alibeaj:  Nuk është e hijshme që i thërrasim organizatat  e Shoqërisë Civile dhe i agresojmë, nuk është e ndershme. Do doja të bëja disa pyetje të thjeshta. Mos i dëgjoni ato që thotë bashkëkryetari, janë ngjarje politike.

Gjiknuri: Ecim përpara mos bëjmë debat, nuk e lejoj këtë platformë që të gjithë të shprehin listën e tyre të dëshirave kur e kushin mundësinë, e respektoj zotin Gogo e tha mendimin e tij, ju kishit munmdësi t’ja bënit pyteje nuk ia bëtë, do ta ketë mundësinë ta sjelli me shkrim.

Alibeaj: Duhet të ruajmë qetësinë, të ruajmë normalitetin.

Top Channel

Read Entire Article