Mblidhet këshilli bashkiak, përfaqësuesit e opozitës refuzojnë kontrollin fizik

5 months ago 22

Kryebashkiaku Erjon Veliaj prezantoi ne mbledhejn e keshillit bashkiak fokusin e punes per tre vitet e ardhshme. Ai u ndal veçanërisht tek zona e lire ekonomike dhe projektet e mëdha në kryeqytet.

“Me bumin që ka pasur aeroporti, me aksesin që na jep Porti i Durrësit, me afërsinë që ka tek krahu i punës në Tiranë, ne parashikojmë që të ketë 5-7 mijë punësime te zona e lirë ekonomike. Kemi mbërritur te një fazë ku, shumë prej vendimmarrjeve shkaktojnë energji të mirë në ekonomi. Kjo do të thotë se gjithmonë e më shumë, në një moment që kanë mbaruar projektet kryesore, Sheshi, Pazari, Liqeni, Parku, Unaza, Bulevardi, fokusi i bashkisë në 3 vitet e ardhshme do të jetë tek ekonomia dhe te çfarë investimesh mund të bëjmë ne që prodhojnë punë nga ato që paguhen mirë”, u shpreh Veliaj.

Erjon Veliaj dha lajmin se të gjitha automjetet e braktisura nga pronarët apo ato të bllokuara për efekt hetimi, do të largohen nga rrugët e kryeqytetit.

“Bëhet fjalë për të hequr nga Tirana edhe ato makina që mund t’iu jetë bërë pluhuri nga 3 gisht dhe nuk i del njeri për zot sepse o janë braktisur, ose mund të jenë në emigracion, dhe rrinë poshtë pallateve. Bëhet fjalë për të pastruar jo vetëm atë segment të rrugës “Aleksandër Moisiu” në Kinostudio, por për të pastruar nga të gjitha rrugicat e Tiranës makina dhe mjete të braktisura. Sapo të kalojë ky vendim, Policia Rrugore dhe Policia Bashkiake do të bëjnë një pastrim total të Tiranës, sidomos në këtë fazë ku kemi mbërritur, ku na duhet çdo vendparkim dhe me turistët e shumëfishuar, dhe me makinat me qira, që janë tërë kohën në lëvizje, është bërë vërtetë një emergjencë”, tha Veliaj.

Këshilli Bashkiak i miratoi vendimin për dhënien e ndihmës ekonomike për familjet në nevojë si dhe bonusin e qirasë për familjet që preken nga projekti i Unazës së Madhe.

Perpara fillimit te mbledhje këshilltarët bashkiake të opozitës refuzuan t’i nënshtroheshin kontrollit fizik përpara. Nënkryetari i Këshillit Dorian Teliti u shpreh se kontrolli ishte nje perpjekje per miratimin e vendimeve pa opozitën./vizionplus.tv/

Read Entire Article