Mblidhet Këshilli i Mandateve për Xhaçkën, Bardhi: Keni marrë në mbrojtje një deputete në shkelje të Kushtetutës

5 months ago 30
Reklamë

Ditën e sotme është mbledhur Këshilli për Rregulloren dhe Mandatet në lidhje me mandatin e deputetes Olta Xhaçka.

Mbledhja vjen pasi Gjykata Kushtetuese vendosi mospranimin e kërkesës së 14 deputetëve  demokratë.

Bardhi ka kërkuar që kjo çështje të vendoset në pikën e parë të rendit të ditës në seancën e ardhshme plenare.

Gazment Bardhi: Ju kërkoj që çështje të mos zvarritet më tej dhe do duhet të jetë pikë e parë e rendit të ditës në seancën e ardhshme. Këshilli i Rregullores dhe mandateve nuk ka çfarë t’i shqyrtojë më sepse ne e kemi bërë njëherë dhe qëndrimet tona janë të qarta.

Ju keni marrë në mbrojtje Xhaçkën, ne kemi kërkuar që të verifikohet nga Kushtetuesja. Kushtetuesja ka marrë në shqyrtim edhe rolin e këtij këshilli dhe juve ju ka gjetur në shkelje të kushtetutës dhe deputetët e opozitës i ka gjetur në respekt të saj. Zbatimi i vendimit të Kushtetueses të përfshihen në rendin e ditës në seancën e ardhshme.

Raportin e keni gati. Do duhet të shkojë raporti i opozitës, sepse këtë ka thënë Gjykata Kushtetuese. Atë raport futemi për votim dhe çështja të shkojë për shqyrtim në themel në Gjykatën Kushtetuese.

Nga ana tjetër, Salianji thotë se nuk ka sens të mbldihen tani, sepse i mbaron mandati.

Salianji: Edhe kryetarja e Gjykatës Kushtetuese ju thotë që është e paiamgjinueshme që Kuvendi të gjykojë vendimet e kësj Gjykate. Ndërkohë që ju e sorrollatni dhe e sillni rrotull duke shkelur dhe Kushtetutën, erdhën zgjedhjet, mbaroi mandati. Çfarë efekti ka ligji këtu? Është rasti i disatë që PS në këtë Këshill si dhe në institucione të tjera bëhet mburrojë e paligjshmërisë dhe i trajton funksionarët e vetë si të paprekshëm nga ligji.

Read Entire Article