Mblidhet Komisioni Hetimor i Shëndetësisë, Ndreca: Kemi dakordësuar listën e dëshmitarëve

3 months ago 34
Reklamë

Është mbyllur mbledhja e Komisionit Hetimor të Shëndetësisë, e cila zgjati pak dhe nuk pati debate.

Palët kishin rënë dakord paraprakisht në mbledhjen e zhvilluar në Kryesinë e vogël.

Nënkryetari Plarent Ndreca njoftoi ndër të tjera se palët janë dakordësuar mes të tjerash edhe në lidhje me listën e dëshmitarëve.

Pjesë e diskutimit:

Plarent Ndreca: Na ka ndihmuar mbledhja e kryesisë për të bërë më eficente punën.
Jemi dakordësuar edhe për 80 përqind të listës së dëshmitarëve. Mendoj që nuk kemi humbur shumë kohë sepse kemi edhe dy muaj par, 21 korrik do kemi një raport nga komisioni. Ne duhet të marrim edhe informacione në institucione dhe më pas të vijohet me marrjen në pyetje të dëshmitarëve.

Albana Vokshi: Dua të mbyll këtë mbledhje. Të hënën që vjen do mblidhet Kryesia e vogël e Komisionit dhe do iu japim informacion më të detajuar për përfundimet në terren.

Read Entire Article