Partia Demoklratike ka mbledhur Kryesinë me urgjencë pa dënimit të deputetit Ervin Salianji me 1 vit burg nga Gjykata e Apelit.
Gjatë mbledhjes mbajti fjalën kryedemokrati Sali Berisha, i cili tha se Salianji u dënua për guximin e tij.
Lexo edhe :
Related Posts
Me dënimin e Salianjit, tha Berisha, Edi Rama i hapi luftë Partisë Demokratike dhe opozitës.
“Një ngjarje plotësisht e parashikuar, por të pandodhur që nga vitet më të zeza të diktaturës gjer më sot ndonjëherë në Shqipëri. Sot deputeti Ervin Salianji, me padinë e narkotrafikanit ndërkombëtar Geron Xhafa, prestonome i Fatmir dhe Edi Ramës, u dënua me 1 vit burg për guximin që ai tregoi për detyrimin që ai përmbushi ndaj demokratëve dhe demokrateve, ndaj qytetareve dhe qytetarëve dhe ndaj zgjedhësve, duke denoncuar një lidhje të tmerrshme kriminale e cila kishte pasoja, trafiqe të egra, zhdukje personash, vrasje, të një prej klaneve më të fuqishme, klanit të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa. Me këtë akt, të dashur qytetarë, Edi Rama shpalli luftë të hapur Partisë Demokratike, shpalli luftë të hapur opozitarëve dhe mbarë qytetarëve. Asnjë njeri i ndershëm nuk mund ta konsiderojë ndryshe dënimin e Ervin Salianjit, veçse një ndëshkim, një hakmarrje primitive , e verbër e klaneve më të egra mafioze, të cilat midis një prite diku në errrësirë, zgjodhën narkoshtetin për t’i dhënë përgjigjen hakmarrëse që mendonin”, tha Berisha. /vizionplus.tv