Mbyllet faza e 1/8, Turqia merr “biletën” e fundit, e pret Holanda në çerekfinale

4 months ago 39

Merih Demiral është heroi i Turqisë mbrëmjen e sotme. Dy golat e realizuar prej tij e çojnë në çerekfinale ekipin turk.

Ka përfunduar me rezultatin 2-1 ndeshja e fundit e 1/8 , ajo mes Turqisë dhe Austrisë. Turqit shënuan që në sekondën e 57 të ndeshjes me anë të Merih Demiral, i cili shënoi pas një goditje këndi.

Edhe pse pjesa e parë u luajt me ritëm të lartë dhe me shumë raste për skuadrën austriake, ndeshja u mbyll me rezultatin 1-0 në favor të Turqisë.

Ndërsa me fillimin e pjesës së dytë kur pritej që Austria të reagonte ka shënuar sërish Demiral për Turqinë, sërish nga një goditje këndi.

Ndërkohë që austriakët kanë shkurtuar diferencat me anë të Gregoritsch në minutën e 66-të, por vetëm kaq, pasi rezultati beti i pandryshuar deri në fund.

Pas takimit të sotëm ekuacioni i çerekfinaleve është zgjidhur.

Ditën e premte në orën 18:00 luhet finalja e parakohshme ajo mes Spanjës dhe Gjermanisë, ndërsa në mbrëmje luan Portugali-Francë.

Ndërsa të shtunën në orën 18:00 luan Angli-Zvicër, ndërsa në mbrëmje Holandë-Turqi.

Read Entire Article