Mbyllet festivali i komedisë, “Karnavalet e Korçës” vlerësohen me çmimin e parë 

2 months ago 36

Festivali mbarëkombëtar i komedisë që u zhvillua në Korcë, për 8 ditë, u mbyll natën e së mërkurës me shfaqjen “Karnavalet e Korçës” . ndërkohë juria e këtij festivali ndau çmimet.

Ishin pikërisht “Karnavalet e Korçës” me regji të Erion Isait që u vlerësua nga juria si shfaqja më e mirë e edicionit të 11. Edhe për regjisorin e kësaj komedie, kjo shfaqje ka qenë shfaqja me e vështirë e punës së tij ndër vite.

Arben Dervishi, aktori i njohur i humorit shqiptar rikthehet pas 17 vitesh në skenën e teatrit “Andon Zako Çajupi”. Pas shfaqjes, nuk i ka përmbajtur dot as lotët.

Edhe për aktoren Zamira Kita, ribashkimi pas një kohe të gjatë me Dervishin ka qënë veçantia e Karnvalave e Korçës

Krahas shfaqjes me të mirë, juria e këtij festivali ka nderuar regjinë me të mirë të Fatos Berishës si dhe  aktorja më e mirë Zamira Kita./vizionplus.tv

Read Entire Article