Një grua në Selanik do të përballet me drejtësinë, pasi mbylli fëmijën e saj 7-vjeçar dhe u largua.
Nënën 26-vjeçare nga Siria përballet me akuzën e ekspozimit të një të mituri ndaj rrezikut për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së hënës në qendër të Selanikut.
Sipas mediave greke, fqinjët kanë lajmëruar policinë teksa kanë dëgjuar të qarat e fëmijës pak pas orës 23 të së hënës.
Punonjësit e policisë kanë shkuar në banesën e katit të 3-të ku banon e pandehura me nënshtetësi siriane dhe kanë vënë re djalin e saj të mitur brenda në shtëpi, pa mbikëqyrjen e të rriturve dhe duke bërtitur.
Pothuajse një orë pas mesnate, policia ka hyrë në banesë në prani të një gjyqtari penal dhe me ndihmën e një bravandreqësi. Pak më vonë erdhi nëna dhe u arrestua. /vizionplus.tv