“Më 27 Prill Konventa historike e PL-së”, Meta: Statuti i ri fuqizon partinë

6 months ago 24

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, njoftoi sotm përmes një konference për emdiat se më 27 prill do të mblidhet Konventa që do të riorganizojë dhe rithemelojë PL-në.

Meta tha se statuti i ri që do të vendoset me 27 prill do të ndërtojë Partinë e Lirisë mbi baza të reja duke i dhënë fund nepotizmit në parti dhe mos mbajtjes së përgjegjësive.

Ilir Meta: Konventa historike e 27 prillit do të rithemelojë Partinë e Lirisë në bazë të një statuti të ri që ta bëjë atë një fuqi shumë më të organizuar dhe efektive, jo si deri më sot, por siç nuk ka qenë ndonjëherë dhe siç duhet të jetë një parti e vërtetë që të meriotojnë emrin Partia e Lirisë…statuti në 27 prill do ta ndërtojë këtë parti mbi baza të reja duke i dhënë fund nepotizmit në parti, e rini dhe të gjitha strukturave tona dhe duke i dhënë fund mos mbajtjes së përgjegjësive.

Meta propozoi  që Sekretare për qarkun e Tiranës të zgjidhet Erisa Xhixho ndërsa sekretar për Korcën të jetë Tedi Blushi.

Ilir Meta: Do ju propozojë që në krye të grupit për rishikimin e programit dhe Statutit i cili më 27 prill do ndërtojë partinë mbi baza të reja, duke i dhënë fund njëherë e përgjithmonë nepotizmit në parti dhe të gjithë strukturave, dhënien fund mosmbajtjes së përgjegjësive dhe kakofonisë në drejtim. Zoti Hazhinasto bëhu gati edhe për 26 vite te tjera punë. Ftoj këdo që ka dëshirë të drejtojë më mirë PL të kandidojë në konventën që vjen. Ftoj cilindo që ka një platformë më të mirë, ta paraqesë. Kjo nuk mund të jetë një forcë me dy shofera. Dualizmi ishte shkatërrimtar për PD, pale kur futet ndonjë dorë e tretë.

/vizionplus.tv. 

Read Entire Article