Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka pritur në ambientet e presidencës, futbollistët e ekipit të Egnatias.
Egnatia mposhti Partizanin në finalen e “Final Four” duke u shpallur kampionë të Superiores më 26 maj.
“Me futbollistët e K.F Egnatia, kampionët e Shqipërisë”, shkruan Begaj.
Agim Demrozi, presidenti i Egnatias, i ka dhuruar kreut të shtetit një fanellë me numrin 1 dhe emrin e Begajt.
Egnatia fitori me rezultatin 1-0 kundër Partizanit. Autor i golit ishte Spahiu./vizionplus.tv