Një 27-vjeçar ka rënë në pranga në Greqi, pasi akuzohet për përdhunimin dhe rrëmbimin e një 33-vjeçareje shqiptare në Omonia.
27-vjeçari nga Palestina, i cili u arrestua mesditën e 27 majit nga policia për posedim të një thike, u zbulua mbrëmjen e së njëjtës ditë, gjashtë orë më vonë, se kishte dhunuar një të huaj 33-vjeçare, të cilën e goditi me thikë dhe e mbajti me forcë në një zonë të braktisur të një pallati në Omonia.
Sipas policisë, rreth orës nëntë të mbrëmjes së 27 majit, punonjësit e policisë së ekipit Dias, teksa po kalonin në rrugën Xouthou në Athinë, kanë dëgjuar zëra nga një godinë e braktisur, konkretisht një person që thërriste për ndihmë.
Sapo oficerët hynë në ndërtesë dhe u ngjitën në katin e parë nga ku vinin zërat, zbuluan se dera ishte e mbyllur me një dry të cilin e thyen.
Brenda dhomës gjetën një grua në shtrat, të lidhur me copa në duar dhe këmbë, të plagosur në kokë dhe në të gjithë trupin, si dhe të goditur me thikë në kofshën e majtë.
33-vjeçarja nga Shqipëria u transferua fillimisht në Departamentin e Sigurisë, ku denoncoi 27-vjeçarin palestinez si torturuesin e saj dhe vazhdoi identifikimin e tij.
Më pas efektivët e policisë i kanë dhënë ndihmën e parë 33-vjeçares dhe më pas dërgua në spital, ku u njoftua se viktima kishte lëndime në të gjithë trupin, kryesisht në krahë dhe këmbë dhe një plagë me thikë në kofshë. /vizionplus.tv