Me nerva dhe të bërtitura, Petrit Doda i hakërrehet dhe i kërkon të shkojë te Foltorja! Reagimi i Alibeaj nuk duhet humbur

7 months ago 20
Reklamë

Seanca plenare ditën e sotme nisi dhe përfundoi me tensione.

Ndërkohë që deputetët e opozitës ndodheshin në foltore, Alibeaj ishte i ulur në vendin e tij dhe dukej mjaft i qetë. Deputeti i rithemelimit Petrit Doda ka shkuar me nerva aty pranë Alibeajt, duke i drejtuar gishtin dhe i bërtet. Ai i kërkon që të mos rrijë aty, por të afrohej tek Foltorja. Ndërkohë që Alibeaj vazhdon të ruajë qetësinë me duart e kryqëzuara, ndërsa një person nga garda e largon Dodën.

Seanca e sotme i ngjan atyre të kaluara, pasi u mbajt mes kaosit dhe tensioneve. Deputetët opozitarë i ranë pa pushim zhurmuesve.

Top Channel

Read Entire Article