Me plagë thike në gjoks dhe dorë, 16-vjeçari në Sarandë shkon në spital, policia në vendngjarje

5 months ago 24

Një i mitur është paraqitur në urgjencën e spitalit të Sarandës për të marrë ndihmë mjekësore, pasi rezulton i dëmtuar me dy plaga thike.

I mituri, 16 vjeç, i identifikuar si P.Lapa, ka dy plagë të shkaktuara me mjet prerës, në gjoks dhe dorë.

Ende nuk dihet se si ka ndodhur plagosja e të miturit, ndërsa dyshohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.2.

Policia ndodhet në vendngjarje për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të saj.

Read Entire Article