“Më rrezikohet jeta në qeli”, GjKKO pranon kërkesën e “Kep Arapit”, cakton ekip ekspertësh për të përcaktuar gjendjen shëndetësore të tij

8 months ago 8

Gjykata e Posaçme pranoi këtë të hënë kërkesën e avokatëve të Rexhep Rapit njohur si Kep Arapi për të caktuar ekspert që të kryejnë ekspertizën mjekësore të tij.

Arapi pretendon se ka probleme shëndetësore që mund t’i rrezikojnë jetën në qeli.

Rexhep Rapi, nipi i tij Algert Rapi, Devi Gjermëni dhe ish-shefi i Krimeve Dedan Gjoni dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin siguruar kushtet dhe mjete materiale për të kryer vrasjen e Xhevdet Plakut njohur si “Akili”.

Zbërthimi i komunikimeve në rrjetin SKY ka zbuluar se ‘Kep Arapi’ në bashkëpunim me nipin Gert Arapi dhe punonjësin e Policisë Dedan Gjoni kanë tentuar eliminimin e Xhevdet Plakut, me të cilin Rexhep Arapi ishte në një konflikt që prej vitit 2014 kur iu vra në Itali i vëllai Sali Arapi dhe i dyshuar ishte pikërisht objektivi i cili nga gjykata italiane kishte marrë pafajësinë.

Vrasja e cila mbeti vetëm tentativë u porosit Holanda nga një person i identifikuar si Devi Gjermëni, i cili po gjatë këtij mëngjesi u arrestua në Limburg, Holandë falë bashkëpunimit të autoriteteve.

Eleminimi dyshohet se është kërkuar për shkak të konflikteve që burojnë nga trafiku i drogës në Holandë. Xhevahir Plaku i cili njihet dhe me emrin Akil dhe mbajtës i më shumë se 20 identiteteve ka pasur rrjetin e tij kriminal në Holandë ku lëvizte më dhjetëra kilogramë kokainë. Në 2018 ai u arrestua se bashku me 53 persona të tjerë për këtë vepër penale.

Ndonse problemet me drejtësinë i kishte mbyllur, ai kishte hesape të hapura me kundërshtarët të cilët kishin përdorur Dedan Gjonin atëherë shef në Shijak për të marrë informacion për ta eleminuar.

Edhe më herët Dedan Gjoni e ka kryer këtë vepër penale kur i jepte informacion Ismail Zeneljt për vrasjen e vëllezërve Nela, vepër penale për të cilën u arrestua nga SPAK së bashku me ish zv. drejtorin e Policisë Tiranë Erzen Breçani si pjesë e grupit kriminal që drejtohej nga Ervin Mata dhe Eralbi Breçani. Në burg atij ju komunikua akuza dhe për këtë vepër penale. Në dhjetor të vitit që lamë pas, RENEA së bashku me Forcat e Sigurisë Kombëtare ndërhynë në Sukth ku kryen arrestin e Rexhep Arapit i cili ndodhej në arrest shtëpie, pasi ishte arrestuar më herët për armë pa leje dhe të nipit të tij.

Top Channel

Read Entire Article