Me urdhër arresti europian, përfundon arratia e 24-vjeçarit shqiptar, i vihen prangat në Itali

6 months ago 23
Reklamë

Policia italiane ka vënë në pranga një 24-vjeçar shqiptar, i kërkuar me urdhër arresti europian.

Kanë qenë efektivët e Modenas të cilët kanë ekzekutuar urdhër arrestin e autoriteteve gjermane ndaj të riut shqiptar, i cili banonte në Modena.

Sipas mediave italiane Ai kërkohej pas një ngjarje të ndodhur në 13 shkurt, ku gjatë një kontrolli rrugor, në furgonin tip “Fiat Fiorino”, policia gjermane gjeti dhe sekuestroi 3.4 kg kokainë të fshehura.

Pas arrestimit, 24-vjeçari shqiptar është dërguar në burgun “Sant’Anna” në Modena në pritje të nisjes së procedurave të ekstradimit.

Top Channel

Read Entire Article