Media gjermane e përshkruan Shqipërinë si destinacionin e duhur për turizëm, Rama: Vitin që shkoi na vizituan 300 mijë gjermanë

6 months ago 20
Reklamë

Media gjermane e udhëtimeve dhe turizmit “Reise Reporter” i ka kushtuar një artikull Shqipërisë.

Sipas kësaj media, Shqipëria është vendi ideal për një përvojë turistike mes bukurisë së alpeve, pyjeve, liqeneve dhe plazheve. Kryeministri Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale këtë artikull dhe tregon se vitin e kaluar, Shqipërinë  e kanë vizituar 300 mijë gjermanë

“Media gjermane e udhëtimeve dhe turizmit “Reise Reporter” e përshkruan Shqipërinë si destinacionin e duhur për përvoja të turizmit natyror mes bukurisë së alpeve, pyjeve, liqeneve, kanioneve e plazheve, një ftesë e parfumosur me të gjitha shijet e ndjesitë e Shqipërisë për vizitorët gjermanë të cilët për vitin që shkoi na vizituan mbi 300 mijë”, shkruan Rama në Facebook.

Top Channel

Read Entire Article