Mediat greke inskenojnë momentin e ekzekutimit të Roan Brahimit, autorët i “rezervuan” vendin e parkimit

4 months ago 50
Reklamë

Mediat greke kanë rindërtuar momentin e ekzekutimit të 32-vjeçarit shqiptar Sidorel Prendi alias Roan Brahimi, i cili ndodhej në makinë me bashkëshorten dhe djalin.

Sipas skenarit të mediave greke autorët i kishin rezervuar Brahimit erdhe vendin e parkimit, dhe e kanë goditur në momentin që ai është futur në mjet bashkë me gruan dhe djalin e tij.

Autorët ishin me motor, me skafandra në kokë për të mbuluar pamjen. Ata e parkuan motorin sa për të zënë një vend parkimi në zonën e populluar të rrugës “Byron”.

Sapo kanë parë makinën e Brahimit ata lëshuan vendin e parkimit, duke bërë një xhiro në parking. Sapo janë kthyer Brahimi ka parkuar makinën dhe kishte lënë hapur xhamin e makinës, një nga autorët nxori pistoletën dhe e qëlloi me dy plumba, njëri e zuri fatalisht në kokë ndërsa fëmija 7-vjeçar thirri “babi!”.

Gruaja që ndodhej me të vë vendin e pasagjerit humbi për një çast ndjenjat teksa më pas doli nga makina e mbuluar nga gjaku.

“Dritarja ishte pak e hapur dhe e qëlluan nga aty. Ne po prisnim të vinte fëmija dhe më pas pashë motorin që po vinte dhe e qëlluan”, tha gruaja e viktimës.

Roan Brahimi fshihej në Dubai për shkak të hasmërive që kishte me grupet kriminale shqiptare. Ai kishte udhëtuar në disa shtete para se të shkonte në Greqi. Ai kishte familjen tjetër në Shqipëri ndërsa bashkëjetonte edhe me gruan në Athinë, me të cilën kishte një fëmijë.

Read Entire Article