Meloni niset dret Turqisë në fundjavë, temat “e nxehta” që do diskutojë me Erdogan

8 months ago 13
Reklamë

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni do të vizitojë Turqinë këtë fundjavë, ku do të zhvillojë bisedime me Presidentin Recep Tayyip Erdogan.

Mësohet se temat kryesore të diskutimit mes dy liderëve do të jenë ndër të tjera emigracioni, situata në Mesdhe dhe Lindjen e Mesme, si dhe lufta në Ukrainë.

Në të njëjtën kohë, Giorgia Meloni dhe presidenti turk pritet t’i referohen situatës që është krijuar në Libi dhe transaksioneve tregtare të vendeve të tyre.

Realiteti ndërkombëtar ekonomik dhe tregtar do të jetë një temë kryesore e diskutimit, duke qenë se që nga 1 janari Italia mban presidencën e rradhës të G7./vizionplus.tv

Read Entire Article