Merret i pandehur nga SPAK kryetari i Bashkisë së Libohovës, zbardhen akuzat, Hide: Jam gati të…

6 months ago 18
Reklamë

Kryebashkiaku i Libohovës Leonard Hide, është marrë i pandehur nga SPAK. Gazetarja Anila Hoxha bën me dije se ai është marrë i pandehur për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Mësohet se është marrë i pandehur për shpërdorim detyre në kohën kur ka qenë shef krimesh në komisariatin e Gjirokastrës, ndërsa akuzohet se ka lejuar kultivimin e bimëve narkotike përkundrejt përfitimit.

Sakaq, SPAK ka dy javë kohë për të vendosur.

Vetë Hide ka deklaruar se është gati që të japë dorëheqjen si kreu i kësaj bashkie për  t’u përballur me drejtësinë.

Top Channel

Read Entire Article