Merrte makina me qira dhe nuk i kthente, arrestohet në Elbasan 26-vjeçari nga Bilishti

3 hours ago 20

Policia e Elbasanit ka finalizuar operacionin e koduar “Rental” dhe ka vënë në pranga një të ri nga Bilishti.

26-vjeçari me iniciale H.K ishte shpallur në kërkim pasi kishte marrë me qira 2 automjete dhe nuk i kishte kthyer më.

Policia bën me dije se më datë 27.09.2024, në qytetin e Elbasanit, në subjektin për dhënien e automjeteve me qira, në pronësi të shtetasit A. K., ka marrë me qira një automjet duke bërë vetëm një pjesë të pagesës, por më pas nuk e ka kthyer automjetin siç parashikohej në marrëveshjen me shtetasin A. K.

Më datë  01.10.2024, në qytetin e Elbasanit, në subjektin për dhënien e automjeteve me qira, në pronësi të shtetasit E. M., ka marrë me qira një automjet duke bërë vetëm një pjesë të pagesës, por më pas nuk e ka kthyer automjetin siç parashikohej në marrëveshjen me shtetasin E. M.

2 automjetet që kishte marrë 26-vjeçari në këto 2 subjekte janë gjetur dhe janë sekuestruar nga Policia./vizionplus.tv

Read Entire Article