Mes paniku dhe bomardimeve, të sëmurët evakuohen nga spitali më i madh funksional në Gaza

8 months ago 30
Reklamë

Forcat izraelite po shtojnë sulmet e tyre në Rripin jugor të Gazës, duke goditur zonat pranë spitalit më të madh të enklavës ende në funksion. Sulmet kanë detyruar pacientët të  zhvendosen për të shpëtuar nga bombardimet e shumta.

Luftimet më të ashpra deri më tani këtë janë përqendruar në Khan Younis, ku qindra mijëra njerëz që u larguan nga Rripi verior i Gazës në fillim të luftës, tani në muajin e saj të katërt, kanë kërkuar strehim.

Organizata joqeveritare “Medecins Sans Frontieres”, mjekët e së cilës shërbejnë Spitalin Nasser në Khan Younis, tha se pacientët dhe personat e zhvendosur që kishin kërkuar strehim atje po largoheshin të panikosur.

Në Rafa, më në jug, 16 trupa shtriheshin në dyshemenë e përgjakur jashtë një morgu, shumica me qefine të bardha dhe disa në qese plastike.

Pas më shumë se tre muaj lufte që ka vrarë më shumë se 24 mijë palestinezë dhe ka shkatërruar pjesën më të madhe të Rripit të Gazës, Izraeli thotë se planifikon të reduktojë operacionet e tij tokësore dhe të kalojë në sulme më të shënjestruara./vizionplus.tv/

Read Entire Article