Meta dhe Vasili kërkesë SPAK: Na lejoni të takojmë Fredi Belerin

5 months ago 34
Reklamë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kërkuar leje për tu takuar me kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, i cili prej majit të vitit 2023 ndodhet në burg për blerje votash. Shkresa e cila mban firmën e Ilir Metës dhe Petrit Vasilit, i është dërguar Prolurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK)

“Te nderuar Znj/Z Prokurorë!

Ne bashkëkërkuesit Ilir Metaj dhe Petrit Vasili ne cilësite e pershkruara me siper parashtrojme para Jush kete kerkesë per te na dhene lejen e takimit me Z.Fredi Beleri ne ambientet ku ai ndodhet i arrestuar.

Personi I arrestuar ne fjalë eshte perfaqesues I Koalicionit ” Bashkë Fitojme” ku merr pjese dhe Partia e Lirise.

Duke shpresuar dhe besuar ne konsiderimin dhe pranimin e kesaj kerkese ju falenderojme!”, thuhet në kërkesë./vizionplus.tv

Read Entire Article