Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i shoqëruar nga anëtari i Kryesisë, Avokat Genc Gjokutaj zhvilloi sot një vizitë në Spitalin e Traumës, për t’u interesuar mbi gjendjen shëndetësore të Avokat Sokol Mëngjesit, të dhunuar barbarisht në mes të Tiranës.
Meta u takua me bashkëshorten, prindërit dhe familjarët e avokat Mëngjesit, të cilëve ju shprehu të gjithë solidaritetin e mbështetjen.
Duke e dënuar me forcë këtë akt të qëllimshëm kriminal, që meriton ndëshkim të ashpër ligjor, Meta ju uroi familjarëve shërim sa më të shpejtë të Avokat Mëngjesit.
Gjithashtu, Meta u takua edhe me Shefin e kirurgjisë në Spitalin e Traumës, Gjovalin Bushi, i cili e informoi në detaje mbi gjendjen aktuale shëndetësore të Avokat Mëngjesit, si dhe falenderoi të gjithë ekipin mjekësor për humanizmin dhe përkujdesjen e dëshmuar./vizionplus.tv