Milani fiton me përmbysje me Cityn, Fonesca: Kemi shumë punë përpara

1 month ago 36
Reklamë

Milani i trajnerit Paolo Fonseca ka marrë fitore me përmbysje përballë Manchester Cityt të Pep Guardiola.

Colombo 2 herë dhe Nasti shënuan golat e suksesit kuqezi në stadiumin “Yankee Stadium”, New York. Trajneri Paulo Fonseca vlerësoi paraqitjen e djemve të tij, teksa u ndal edhe te belgu Alexis Saelemaekers, autor i asistit të golit të tretë.

“Ndjesitë janë të mira. Gjëja më e rëndësishme është që praktikuam në fushë atë që kishim përgatitur gjatë javës. Lojtarët bënë atë që u kërkova. Luajtën me guxim, qarkulluam topin dhe gjetën hapësirat e duhura. Kemi shumë punë përpara, por kjo ishte një ndeshje pozitive për ne. Fitorja ka rëndësi të madhe në rritjen e besimit. Duhet të punojmë shumë në aspektin mbrojtes dhe në atë sulmues, por është pozitiv fakti se djemtë po më ndjekin. Saelemaekers? Alexis është një futbollist që më pëlqen shumë. Më pëlqen shumë cilësia dhe kualiteti që zotëron.

Po flasim për një futbollist që çdo trajner do të donte ta kishte, pasi luan në disa pozicione. Do doja të qëndronte me ne”, u shpreh tekniku portugez i Milanit. “Djalli” rikthehet në fushë në datën 1 gusht. Përballë Realit të Madridit të “ish”-it Carlo Ancelotti.

Read Entire Article