Minatori humbi jetën në vendin e punës, 3 të proceduar për ngjarjen

5 months ago 17

Policia ka nisur procedimin për drejtuesin teknik dhe përgjegjësin teknik në minierën ku humbi jetën një minator. Po ashtu ka nisur procedimi edhe për brogadierin e minierës.

“Në përfundim të veprimeve të para hetimore dhe procedurale, të kryera menjëherë pas ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në një galeri kromi, në Bulqizë, ku gjatë procesit të punës, humbi jetën shtetasi Z.M., 53 vjeç, minator në këtë galeri, ju bëjmë me dije se:

Komisariati i Policisë Bulqizë referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit H.D., 64 vjeç, me detyrë drejtues teknik; A.A., 69 vjeç, me detyrë përgjegjës teknik, të dy banues në Tiranë, dhe M.S., 53 vjeç, me detyrë brigadier, banues në Bulqizë.

Nga hetimet rezultoi se për shkak të shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, brenda në galeri është shembur një masiv gurësh, i cili ka goditur shtetasin Z.M”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Një minator 60-vjeçar humbi jetën dje. Rreth orës 11:30 minatori 60-vjeçar Zeni Murati, është dërguar në spital pa shenja jete.

60 vjeçari Zeni Murati mësohet se ka ndërruar jetë në vend si pasojë e goditjes së marrë nga masivi i gurëve.

Kolegët e tij e kanë patur të pamundur shpëtimin e jetës për shkak të plagëve të marra. /vizionplus.tv

Read Entire Article