Ministri Hasani në Estoni, takon kryeministren dhe homologun e tij: Fokusi te bashkëpunimi dypalësh

4 months ago 26
Reklamë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ndodhet në Estoni.

Shefi i diplomacisë shqiptare ka zhvilluar një takim me kryeministren estoneze Kaja Kallas, ministrin e Jashtëm Margus Tsahkna dhe me kryetarin e Komitetit të Politikës së Jashtme në Parlamentin e Estonisë, Marko Mihkelson.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Hasani shkruan se u diskutua për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe rajonin e Baltikut.

Igli Hasani: E nisa vizitën time të shkurtër në Estoni  me takime produktive me Kryeministren Kaja Kallas, homologun tim Margus Tsahkna dhe kryetarin e Komitetit të Politikës së Jashtme në Parlamentin e Estonisë, Marko Mihkelson. Diskutuam zhvillimet aktuale në Ballkanin Perëndimor dhe rajonin e Balltikut, duke u fokusuar në mënyrat e mundshme për të përmirësuar bashkëpunimin tonë dypalësh dhe shumëpalësh në organizatat ndërkombëtare dhe si aleatë të NATO-s veçanërisht në fushat me interes të përbashkët duke përfshirë sigurinë, inovacionin, dixhitalizimin dhe teknologjinë. Mirënjohje Estonisë për mbështetjen e vazhdueshme për procesin e integrimit të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE.

Read Entire Article