Ministri Hasani në forumin e Antalias: Duhet të ngremë zërin për situatën në Gaza, organizatat ndërkombëtare nuk japin atë që pritet

6 months ago 24
Reklamë

Në konferencën vjetore mbi diplomacinë ndërkombëtare që mbahet në Turqi nën kujdesin e presidentin Rexhep Taip Erdogan, Ministri i Jashtëm Igli Hasani, e vuri theksin te pritshmëritë e papërmbushuara që bota ka ndaj institucioneve të rëndësishme si Këshilli i Sigurimit në Kombet e Bashkuara dhe të ngjashmëve të tij përballë luftërave apo krizave humanitare.

“Kemi një Këshill Sigurimi të Kombeve të Bashkuara që është disfunksional, që nuk është në gjendje të ofrojë atë që pritet nga ai. Kemi disa organizatan dërkombëtare që nuk mund dhe nuk po japin atë që pritet nga to. Dhe këtu po përmend KE, OSBE, dhe disa entitete të ngjashme të tjera në hapësirat euro-atlantike dhe euro-aziatike. Bota nuk i sheh më faktet në të njëjtën mënyrë. Kemi situata ku i shohim faktet nga këndvështrime të ndryshme. Kjo ka të bëjë me luftën e agresionit të Federatës Ruse kundër Ukrainës dhe mënyrën se si komuniteti ndërkombëtar i të gjithë ngjyrave vepron dhe po sillet ndaj saj. Situata në Gaza, ku sulmet e tmerrshme të Hamasit nuk u dënuan të paktën nga Palestina në fazën fillestare. Por në të njëjtën kohë, duhet të dënojmë dhe të ngremë zërin për situatën e rëndë humanitare që është atje dhe gjithashtu për të gjeturz gjidhje që gjithmonë bazohen në atë në të cilën ne besojmë fort, në zgjidhjen e dy shteteve dhe dy popujve në rajon, por edhe çdo gjë që po vjen dhe çdo gjë që po prodhohet, pasqyrohet menjëherë në rajon e Ballkanit”, tha Hasani.

Duke iu refruar temës “Aftësia e Bashkimit Evropian për të formësuar tranzicionet globale”, Igli Hasani tha se Shqipëria si një vend që është në proces anëtarësues, është e angazhuar për të përmbushur të gjitha reformat që lidhen me sundimin e ligjit apo ekonominë e tregut të lirë. /vizionplus.tv

Read Entire Article