Ministri Hasani: Në takim u fokusuam në rolin kritik të grave, kërcënimet terroriste dhe ndikimin e teknologjisë

2 months ago 5
Reklamë

Ministri Igli Hasani në një postim në rrjetet e tij sociale ka treguar se vendi ynë po përkushtohet gjithmonë dhe më shumë në rrjtjen e përgjegjësisë në axhendën e Grave, Paqes dhe Sigurisë.

Ndër të tjera ai tha se në takimin e zhvilluar janë përkushtuar në rolin kritik të grave, trajtimin e çështjeve mjedisore si dhe gjithashtu në ndikimin e teknologjive të reja.

“Shqipëria mbetet plotësisht e përkushtuar për rritjen e përgjegjshmërisë në axhendën e Grave, Paqes dhe Sigurisë. Në takim pune për Gratë, Paqen dhe Sigurinë përpara samitit të NATO-s  ne u fokusuam në rolin kritik të grave në adresimin e sfidave të reja të sigurisë, luftimin e kërcënimeve terroriste, trajtimin e çështjeve mjedisore si ndryshimi i klimës dhe lundrimin e ndikimit të teknologjive të reja”, shkruan ministri Hasani në platformën e tij në “X”./vizionplus.tv

Read Entire Article