Ministri Hasani përplaset me Lajçak: Përqëndrohuni tek dialogu Kosovë-Serbi, do jemi të lumtur nëse do ketë rezultate

4 months ago 33

Në Dubrovnik të Kroacisë është duke u zhvilluar një forum, në të cilin kanë marrë pjesë diplomatët e rajonit, por emisari i BE-së Miroslav Lajçak dhe Ndihmës Sekretarin për Evropë James O’Brien.

Në këtë panel, ka qenë i pranishëm ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani, i cili ka folur për procesin e integrimit të vendit tonë në BE, teksa ka theksuar se Shqipëria do të vazhdojë të përmbushë kriteret që i janë vendosur nga Unioni.

Lexo edhe :

Related Posts

I pyetur nga moderatori gazetari Michael Martens nëse procesi i anëtarësimit në BE është një proces i bazuar në merita, kryediplomati shqiptar ka adresuar kritika duke thënë se “forcat centripetale drejt BE-së duhen rritur”.

Kam vështirësi të kuptoj se vendi im e ka organizuar vetëm një konferencë ndërqeveritare (Shqipëri-BE), dhe po ashtu edhe tjerët kanë bërë këtë. Kaq”, ka thënë ai. Kryediplomati Hasani i është referuar konferencës së parë Shqipëri BE të vitit 2022, për çeljen e negociatave.

Ndihem i obliguar që të përgjigjem në pyetjen që i bëri ministrit Hasani. Dua të them se ky proces është absolutisht i bazuar në merita. Ka shumë politikë dhe gjeopolitikë në fazën përgatitore, vendimi për të dhënë statusin e kandidatit, ftesa për hapjen e negociatave për anëtarësim, por pasi të jeni në proces të anëtarësimit ju duhet të përmbushni kriteret, s’ka rrugë të shkurtër” ka thënë Lajçak.

Por, ndaj këtij konstatimi ka reaguar menjëherë kryediplomati shqiptar.

Nuk thash asnjëherë rrugë të shkurtra..megjithë respektin ti je për dialogun Beograd -Prishtinë. Kështu që dua të jem i qartë në një gjë. S’kemi kushte për kushtet që na janë vënë. Le të jem i qartë për këtë”, ka thënë Hasani.

Lajçak i reagoi duke thënë se “nuk jam duke polemizuar me ty Igli”.

I menjëhershëm ishte reagimi i Hasaniit i cili në mënyrë të drejtëpërdrejtë i kërkoi që të merret me dialogun Kosovë -Serbi, madje me ironi duke ia përmendur rezultatet.

Po, po, por rri te dialogu, do të jemi të lumtur nëse ke ndonjë rezultat, do të mbështesim, do të mbështesim vazhdueshëm sic kemi bërë…por rri te dialogu”, tha Hasani./vizionplus.tv

Read Entire Article