Ministri Hasani takohet me Hashim Thaçin në Hagë: E gjeta në gjendje të mirë dhe me besim të palëkundur

5 months ago 29
Reklamë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani është takuar në Hagë me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Hasani bëri me dije se Thaçi ishte në gjendje të mirë dhe me besim të palëkundur që drejtësia të triumfojë.

“Sot në Hagë, u takova me Presidentin Hashim Thaçi. E gjeta në gjendje të mirë shpirtërore, oprimist dhe me besim të palëkundur që e drejta do të triumfojë.

Ishte vërtet mbresëlënëse kurajo e tij, ekuilibri i brendshëm, qetësia e kthjelltësia e vizionit që ka për të ardhmen. I vetëdijshëm se proceset gjyqësore janë një maratonë me të përpjeta e tatëpjeta. Garën e fiton ai që është i përgatitur psikologjikisht”, tha Hasani.

Ai shtoi se i përcolli Thaçit se mbështetja e Shqipërisë nuk do të mungojë në asnjë rast, teksa e informoi ish-presidentin për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon.

“I përcolla zotit Thaçi urimet më të mira të drejtuesve më të lartë të qeverisë dhe të shtetit, të Kryeministrit Edi Rama dhe kolegëve  të tjerë, si dhe sigurinë që, ashtu si më parë, mbështetja jonë nuk do t’i mungojë në asnjë rast dhe për asgjë.

Populli shqiptar nuk i harron as përpjekjet, as sakrificat e bijve të tij, ashtu si dje në luftë edhe sot në paqe.

E informova presidentin për zhvillimet më të fundit në vendin tonë, por edhe ato në rajon, si dhe përpjekjet e pa kursyera nga ana jonë për paqen, stabilitetin dhe zhvillimin.

Diplomacia shqiptare, ashtu si dhe më parë, do të ngulë këmbë në zbatimin e standardeve për një proces gjyqësor të hapur e transparent, në respektim të plotë të të drejtave të njeriut sipas konventave ndërkombëtare.

Një mbresë e  pashlyeshme për mua si ministër i jashtëm i Republikës së Shqipërisë, por edhe por edhe si qytetar dhe admirues i përpjekjes së Haxhim Thaçit dhe të gjithë atyre burrave, që janë brenda në këtë gjykatë për lirinë e Kosovës”, bëri me dije Hasani. /vizionplus.tv

Read Entire Article