Ministri Hasani takohet me homologun nga Azerbajxhani: Heqja e vizave do të nxisë bashkëpunimin

6 months ago 23
Reklamë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, është takuar me homologun e tij të Azerbajxhanit gjatë punimeve të Forumit të Diplomacisë në Antalia.

Ata kanë diskutuar për vazhdimësinë e dialogut politik, teksa Hasani thekson se marrëveshja për heqjen e vizave do të rrisë më tej bashkëpunimin mes dy vendeve.

“Takim miqësor me homologun e Republikës së Azerbajxhanit, Jeyhun Bayramov, gjatë punimeve të Forumit të Diplomacisë në Antalia.

Vlerësuam agjendën pozitive të marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit, si dhe vazhdimësinë e dialogut intensiv politik, gjatë vizitës së fundit të Kryeministrit Edi Rama në Baku.

Marrëveshja për heqjen e vizave e nënshkruar dje, hapja e ambasadave në Tiranë dhe së shpejti në Baku do të nxisin edhe më tej kontaktet mes njerëzve, bashkëpunimin në turizëm, ekonomi dhe fusha të tjera me interes të përbashkët”, shkruan Hasani. /vizionplus.tv

Read Entire Article