Ministri Igli Hasani: Negociatat me BE, presim lajme të mira në fillim të vitit 2024

8 months ago 34
Reklamë

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani, në një konferencë për shtyp ka renditur arritjet e e diplomacisë shqiptare për vitin 2023, si dhe prioritetit për vitin e ardhshëm.

Në konferencën për gazetarët, ministri Hasani e quajti vit arritjesh dhe suksesi vitin që po lëmë pas, teksa tha se në vitin që vjen mbetet prioritet rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Hasani: Diplomacia shqiptare në 2023, periudhë e paprecedentë arritjesh dhe suksesesh. Në tre vitet e fundit, Shqipëria rol të dorës së parë në forumet më të larta të politikës ndërkombëtare. Mandati në KS, na u dha në një kohë jo të lehtë për politikën ndërkombëtare, megjithatë ia dolëm të kemi një performancë dinjitoze e të respektuar. Falë kësaj performance, ne gëzojmë sot respektin dhe admirimin e partnerëve. Kandidaturat e Shqipërisë për KDNJ dhe UNESCO u mbështetën masivisht, rival kishim Rusinë. Në 2023 kishim një progres të ndjeshëm në procesin e integrimit europian. Puna e Shqipërisë në këtë drejtim është vlerësuar si një model suksesi për gjithë rajonin. Shqipëria është sot gati për Konferencën e Dytë Ndërqeveritare. Negociatat me BE, presim lajme të mira në fillim të vitit 2024. Bashkëpunimi me faktorin shqiptar në rajon, tjetër arritje për vitin që po lëmë pas. Konsolidimi i mëtejshëm i bashkëpunimit me diasporën, prioritet kyç për 2024. Shqipëria krenohet me rritjen kontributit të saj në proceset rajonale. Presidencat e nismave që marrim në 2024, do të ndihmojnë në thellimin e bashkëpunimit dhe integrimin rajonal.

Lajmi në përditësim…

Top Channel

Read Entire Article