Ministri italian dha dorëheqjen pas skandalit seksual, reagon Meloni: Nuk e dëmton qeverinë

1 week ago 20
Reklamë

Ministri italian i Kulturës Gennaro Sangiuliano, ka dhënë dorqëheqjen këtë të premte pas përfshirjes në një skandal seksual.

Lidhur me këtë ka reaguar dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni. Ajo është shprehur se kjo çështje është private dhe se nuk e dëmton qeverinë.

Lexo edhe :

Related Posts

Meloni falenderoi ministrin italian për punën e kryer në këto dy vite.

“E falenderoj Sangiulianon për punën që ka bërë këto dy vite. Si gjithmonë, kur t’i ndërton diçka bën më pak zhurmë e bujë, por puna që ai ka bërë ka qenë e rëndësishme, siç është rritja e ndjeshme e numrit të vizitorëve dhe e të ardhurave nga realitetet e shumta kulturore që ka Italia. Ishte një zgjedhje inteligjente për të ndërprerë turpin e muzeve dhe siteve arkeologjike të mbyllura gjatë pushimeve dhe për të nisur projekte të mëdha që kishin ngecur për dekada”, u shpreh Meloni për mediat italiane.

Mediat italaine raportojnë se Sangiuliano kishte tradhëtuar bashkëshorten e tij me një punonjëse të Ministrisë së Kulturës. /vizionplus.tv

Read Entire Article