Ministri italian i Mbrojtjes: Shqipëria shtyllë solide e Perëndimit! Italia është mbështetësja e saj kryesore

6 months ago 23
Reklamë

Ministri italian i Mbrotjes Gudio Crosetto nga përurimi i Bazës ajrore në Kuçovë u shpreh se Shqipëria është një shtyllë solide dhe kolonë e patjetërsueshme e Perëndimit dhe Italia është një nga mbështetësit kryesore të saj.

Sipas tij në një kohë e cila po karakterizohet nga sfida të shumta, Italia dhe Shqipëria do kenë “horizonte të tjera bashkëpunimi”.

Gudio Crosetto: Një pikë kthese për mbarë rajonin e Ballkanit perëndimor. Prania jonë këtu dëshmon mbështetjen e Italisë ndaj Shqipërisë. Rrugëtimi drejt demokracisë i Shqipërisë nisi vite më parë që e bëri të anëtarësohej në Këshillin e Europës dhe në NATO. Shqipëria është një shtyllë solide dhe kolonë e patjetërsueshme e Perëndimit dhe Italia e ka mbështetu me forcë anëtarësimin në BE dhe ndan kënaqësinë që mori ditën jeshile për anëtarësimin. Është një shenjë e pastër e thellë dhe jetëgjatë për një bashkëpunim të fortë në çdo fushë. Një mbështetje e ndërsjellët e jona që shfaqet përmes stërvitjeve të përbashkëta, më pëlqen të kujtoj programet në fushën e formimit që sjellin dialog dhe kapacitete  që bëjnë të mundur stërvitej profesionale. Përurimi i bazës ajrore ë Kuçovës nuk është vetëm një pikëmbërritje por një pikënisje për shpalosjen e mbrojtës profesionale. Në një kohë që karakterizohet nga sfida është një simbol për të përballuar sfidat e tashme dhe të ardhme, jam i sigurt që do kemi horizonte të tjera bashkëpunimi mes Shqipërisë e Italisë.

Top Channel

Read Entire Article