Ministri Kuleba: Shqipëria, mike e mirë e Ukrainës! Rusia të mbajë përgjegjësi për krimet e luftës

6 months ago 21
Reklamë

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba tha se Shqipëria është një mike e mirë e Ukrainës, duke vlerësuar çdo mbështetje të dhënë nga vendi jonë.

Në një konferencë të përbashkët për mediat me ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasnain, Kuleba tha se Rusia të mbahet përgjegjëse për krime te agresionit dhe krimet e luftës.

Lexo edhe :

Related Posts

Ai më tej zbardhi edhe diskutimet që pati me ministrin Igli Hasani.

“Është mirë të jesh në Tiranë si pjesë e delegacionit që shoqëron presidentin Zelensky. Samiti tregon se sa vlerësim gëzon Shqipëria në rajon.

Sot diskutuam bashkëpunimin dypalësh, Shqipëria mike e mirë e Ukrainës, dua ta falenderoj për ndërmarrjen humantiare për rehabilitimin e fëmijëve ukrainas prindërit e të cilëve janë vrarë në luftë. Çdo mbështetje është e vlerësuar.

Më kujtohet me mirënjohje mandati i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit dhe mënyra si keni marrë pjesë në diskutimet për Ukrainën.

Informova ministrin për situatën në front dhe sulmet me dronë e raketa. E rëndësishme që Rusia të mbahet përgjegjëse për krime te agresionit dhe krimet e luftës.

Pritshmëritë tona është që një nga rezultatet e samitit të Uashingtoonit do jetë që Ukrainë do të jetë një hap më pranë anëtarësimit.

Të dashur miq, rroftë Ukraina”, tha Kuleba./vizionplus.tv

Read Entire Article