Miratimi i Amnistisë, Alibeaj: Marrëveshje ogurzezë brenda Parlamentit për t’i dhënë sinjal SPAK-ut

5 months ago 22
Reklamë

Ditën e djeshme, Kuvendi votoi amendamentet e Gazment Bardhit për amnistinë penale, ndërsa rrëzoi amendamentet e deputetit Enkelejd Alibeajt.

Me 110 vota pro, 1 abstenim nga Ermonela Felaj dhe 1 kundër nga Agron Shehaj, miratimi i amnistisë penale do i japë lirinë 700 të dënuarve, ndërsa 400 të tjerë do përfitojnë ulje dënimi.

Lexo edhe :

Related Posts

Enkelejd Alibeaj, idtën e sotme në një konferencë për mediet deklaro ise miratimi i Amnistisë id ha një sinjal SPAK-ut dhe admnistratës që të vijojnë të vjedhin.

Sipas Alibeajt, me amendamentet e miratuara dje përfitojnë zyrtarët e dënuar nga Gjykata Kundër Krimit dhe Korrupsionit.

Alibeaj: Dispozita parashikon që të dënuar, të gjykuar nga SPAK të përfitojnë. Amendamenti i paraqitur dje, i cili mori votat, parashikonte që do të përfitonin 1 vit e gjysmë zonjat dhe zotërinjtë dhe dy vite personat e dënuar nga Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Drejtues të lartë të adminsitratës, të korrupsionit, të dënuar, përiftojnë. Kjo ishte vija e kuqe që u kalua ditën e djeshme me Amnistinë dhe ky ishte sinjali që iu dha SPAK.

Ndaj SPAK mund të arrihet një marrëveshje ogurzezë brenda Parlamentit, për t’i dhënë këtë sinjal, për ta dekurajuar. Ja pse ajo marrëveshje u bë e errët, ja pse ajo marrëveshje nuk u bë kurrë publike, ja pse ajo marrëveshje synon SPAK-un. Sot po organizohen protesta  kundër drejtorëve që u amnistuan dje, për të tërhequr vëmendjen e asaj që ka ndodhur. Sinjali që iu dha dje me amnistisë, gjithë admnistratës është vazhdoni vidhni, vazhdoni bëni korrupsion se ju mbrojmë ne.

/vizionplus.tv

Read Entire Article