Miratohet garancia për fasonet, 4 miliardë lekë për bizneset që vuajnë zhvlerësimin e euros

8 months ago 14

Pas tre vitesh premtim, qeveria miratoi garancinë shtetërore në masën 4 miliardë lekë për sektorin e manifakturës.

Ky instrument financiar është një mundësi që bizneset e kësaj fushe të mund të marrin hua për investime me kushte të lehtësuara dhe se qeveria do të dalë garant për shumën.

Mbeten për tu vendosur cilat janë kushtet e kredisë, por  biznesi ka kërkuar norma interesi nga 0-1.5%. Ky vendim vjen në një moment kur sektori po vuan pasojat e zhvlersimit të eruos.

“Po mbështesim me një Instrument të Garancisë Shtetërore prej 4 miliardë lekë në mbështetje të bizneseve të sektorit të industrisë përpunuese fason, të cilat kanë nevojë të përmirësojnë proceset teknologjike dhe të rrisin më tej produktivitetin, kjo edhe për të përballuar efektet e goditjeve të ardhurave si pasojë e faktorëve të jashtëm. Ky instrument synon mbështetjen e këtij sektori nëpërmjet garancisë shtetërore të huasë, me qëllim sigurimin e financimit të nevojshëm nga bankat e nivelit të dytë”, u shpreh Ministri Mete.

Për ministrin, kjo masë erdhi edhe si pasojë e një performance pozitive ekonomike. Për pasojë buxheti i 2024 po ndryshon për herë të parë, pasi në dy muajt e parë të vitit janë mbledhur më shumë lekë se parashikimi.

“Akti Normativ parashikon reflektimin në buxhet të riorganizimit të ministrive sipas fushave të reja të përgjegjësisë, ashtu sikurse riklasifikimin e kategorisë së financimit të portit të ri tregtar, financimin e strukturës së posaçme në mbrojtje të mjedisit dhe zhvillimit të turizmit, si edhe mbështetjen financiare për rikonstruksionin e godinave dhe përmirësimin e kushteve infrastrukturore të arsimit profesional, në kuadër edhe të vëmendjes së Qeverisë për këtë sektor”, tha Mete

Me aktin e fundit normativ të ardhuat e vitti 2024 arrijnë  në 687 milaird lekë ose 1.7% më shumë nga plani fillestarë, ndërsa shpezimet rriten me 0.9 %./vizionplus.tv

Read Entire Article